Majmuni ‘rreh me shpulla’ policët në Sarandë, i lë me shenja, alarmohen qytetarët
Një ngjarje komike dhe e pazakontë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Sarandë, ku një majmun ka goditur policët bashkiakë.
Sipas raportimeve në media, qytetarëve iu është dukur si ari dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë Bashkiake që të ndërhyjë.
Por në momentin që policët shkuan që të kapin një majmun të dalë nga kafazi i një subjekti privat në zonë, në tentativë e sipër ata janë rrahur me shpulla nga kafsha duke pësuar edhe dëmtime në fytyrë.
Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash dhe ndërhyrjes së të zotit të majmumit situata është marrë nën kontroll.
Pas zhurmës së krijuar ka ndërhyrë i zoti i majmunit që ishte aty pranë duke e qetësuar dhe dhe rifutur në kafaz.
(Kosova Sot Online)
