Tahiri: Ekonomia e Kosovës është para kolapsit

  • E.K /
  • 15 July 2022 - 12:12
Tahiri: Ekonomia e Kosovës është para kolapsit

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se do të propozohen dy rezoluta në Kuvend, një për liberalizimin e vizave e tjetra për ngritjen e çmimeve.

Tahiri tha se sa i përket liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës janë të diskriminuar padrejtësisht dhe se çështja e meriton seriozitetin e Qeverisë.

“Si Grup Parlamentar ne kemi kërkuar një debat në Kuvend, që lidhet drejtpërdrejt me diskriminimin dhe padrejtësinë që u bëhen qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizave. Do ta prezantojmë një rezolutë, në mënyrë që Kuvendi ta adresojë këtë çështje në instancën më të lartë”.

“Ajo që shohim nga kjo qeveri është një mungesë serioze e vizionit dhe përkushtimit për ta adresuar agjendën evropiane”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)