Lexoni edhe:
Lëngu që shëron artritin
Vetëm gjatë së premtes, në tre raste të ndryshme, është zbuluar dhe konfiskuar drogë në Burgun e Dubravës.
Siç njoftoi policia, Shërbimi Korrektues ka raportuar se gjatë kontrollit të tualeteve është hasur në rreth 1 gram marihuanë.
Lëngu që shëron artritinLexoni edhe:
“Nga shërbimi korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të tualetit të burgut është gjetur dhe konfiskuar rreth 1 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, edhe në dy raste të tjera, kontrollet Brenda burgut zbuluan dhe konfiskuan marihuanë.
“Nga shërbimi korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të burgosurit mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar rreth 1 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Rasti është duke u hetuar”, njoftojnë forcat e rendit.
“Nga shërbimi korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të dhomës, të burgosurit mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar rreth 11.3 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)