Një i vdekur dhe mbi një mijë raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

  • G.G /
  • 16 July 2022 - 13:13
Një i vdekur dhe mbi një mijë raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24 orësh mbi gjendjen epidemiologjike në vend, shkruan Express.

Sipas raportit në këtë periudhë kohore janë regjistruar 1 mijë e 84 raste pozitive, ndërsa një person ka vdekur.

MSH ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 811 doza të vaksinës antiCOVID.

Aktualisht në Kosovë janë 4 mijë e 902 raste aktive me koronavirus.

(Kosova Sot Online)