
Lexoni edhe:
Një i vdekur dhe mbi një mijë raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
Avionët luftarakë izraelitë goditën Gazën pasi disa raketa u hodhën nga territori palestinez të shtunën, disa orë pasi presidenti i SHBA-së Joe Biden fluturoi nga Izraeli drejt Arabisë Saudite, një udhëtim në Lindjen e Mesme që synonte thellimin e integrimit të Izraelit në rajon.
Ushtria izraelite tha se goditi dy objekte që i takonin Hamasit, grupit militant islamik që qeveris në Rripin e Gazës të okupuar. Një nga objektivat ishte një fabrikë nëntokësore e prodhimit të raketave, tha ushtria, shkruan Reuters.
Një i vdekur dhe mbi një mijë raste pozitive me COVID-19 në KosovëLexoni edhe:
Dëshmitarët e Gazës i përshkruan dy vendet e goditura si kampe trajnimi të Hamasit. Nuk u raportua për të lënduar.
Hamasi e ka dënuar vizitën e Bidenit, ndërkaq zëdhënësi i grupit Faëzi Barhoum tha se bombardimet izraelite “reflektonin mbështetjen dhe inkurajimin e SHBA-së ndaj etnitetit sionist, i cili kishte vendosur të ndjekë agresionin dhe krimet”.
Persona të armatosur kishin qëlluar drejt avionëve izraelitë, tha Barhoum.
Sirenat u dëgjuan në jug të Izraelit të shtunën, duke paralajmëruar për sulm me raketa.
(Kosova Sot Online)