Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, qeveria drejton gishtin jashtë: S’i kurrë më parë

  • A.P /
  • 17 July 2022 - 12:45
Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, qeveria drejton gishtin jashtë: S’i kurrë më parë

Kryeministria ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik ndaj shërbimeve publike dhe faqeve qeveritare në Shqipëri

Njoftim për Mediat

Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik, të pandodhur kurrë më parë.

Sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Për të mos lejuar që kjo goditje të dëmtojë sistemin tonë të informacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare.

Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike, teksa AKSHI po punon me ekipin e Microsoft, me ekipin e Jones Group International dhe kompanitë shqiptare në fushën TIK, për të penguar cënimin e sistemit tonë të informacionit nga ky akt kriminal.

(Kosova Sot Online)