Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët

  • E.K /
  • 18 July 2022 - 08:04
Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot dhe nesër do të organizojë aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti.

Qëllimi i këtij aktiviteti është njoftimi nga afër me rolin dhe punën e institucionit me të lartë përfaqësues të Kosovës.

“Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)