Teologu nga Shkupi: Shefqet Krasniqi nuk ia din lezetin rakisë, prandaj ai thotë pirja e urinës është më mirë se sa rakia

  • E.K /
  • 18 July 2022 - 10:50
Teologu nga Shkupi: Shefqet Krasniqi nuk ia din lezetin rakisë, prandaj ai thotë pirja e urinës është më mirë se sa rakia

Musa Lamallari, është teolog, i cili ka prejardhje nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut.

Ai i ftuar në emisionin “Kojshia Show”, ka befasur me disa deklarata të tij. Njejte befasoi edhe kur në fund të bisedës ai foli për hoxhë Shefqet Krasniqi, për të cilin tregoi se kanë qenë edhe shok klase.

Teksa prezantuesit ia jep si dhuratë një libër, ai nuk ngurron t’i hedh edhe ca kunja.

Në bisedë e sipër, teologu komenton deklaratën e hoxhë Krasniqit, i cili pati shprehur qëndrimet e tij kundër konsumimit të alkoolit.

“Këto mundesh me ia dhanë naj hoxhës që e thirrë në emision, që e don shumë, që të fol qysh prehen mustaqet, a po kupton…”, tha ai.

“Unë Shefqetin e kam pas shok klase, Shefqeti asnjëherë s’ka shti në gojë raki, nuk ia din lezetin rakisë, prandaj ai thotë me pij urinën është ma mirë se sa rakia”, përfundoi duke buzëqeshur Lamallari.

Deklaratën mund ta ndiqni në min. 1:30:00

(Kosova Sot Online)