Liberalizimi i vizave për Kosovën, Bislimi: Shpejt mund të dalim me lajme të mira

  • E.K /
  • 18 July 2022 - 15:04
Liberalizimi i vizave për Kosovën, Bislimi: Shpejt mund të dalim me lajme të mira

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka ritheksuar se kriteret për liberalizmin e vizave janë përmbushur që në vitin 2018.

Duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, Zhvillim e Dialog, ai u shpreh optimist për çështjen e vizae, dhe tha se shumë shpejt mund të dalin me lajme të mira.

“Është punuar bukur shumë të dëmtohet ky proces nga jashtë dhe brenda dhe me inskenime të ikjeve masive me foto false të vitit 2015 që ky proces të dëmtohet. Me viza jemi bukur mirë, kriterët janë përmbushur që në vitin 2018. Jam optimist që shpejt mund të dalim me lajme të mira, por ato duhet t’i nxjerrim kur i kemi në tavolinë sepse kemi përvoja të këqija me paralajmërime”.

“Ne kemi punuar shumë dhe po punojmë edhe me presidencën çeke që kjo të futet në agjendë, s’ka pasur kurrë më shumë deklarime që është momenti vendimtar për liberalizimin e vizave. Sa më shumë ta debatojmë këtë temë ne vetëm e dëmtojmë procesin”, tha ai.

(Kosova Sot Online)