Ngordh kali që u godit nga vetura në Pejë

  • A.P /
  • 19 July 2022 - 10:28
Ngordh kali që u godit nga vetura në Pejë

Ka ngordhur kali që u aksidentua në orët e para të mëngjesit të sotëm me një veturë në Raushiq të Pejës. Lëndime trupore ka pësuar edhe vozitësi i veturës, për çka ka marrë trajtim mjekësor.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Image

“Sot rreth orës 02:30 në fshatin Raushiq të Pejës, policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur mes veture dhe një kali. Deri te aksidenti ka ardhë pasi kafsha pa mbikëqyrje nga askush është goditur nga vetura, duke e kaluar rrugën. Kafsha ka ngordhur dhe vozitësi ka pësuar lëndime trupore”, tha Rugova 

(Kosova Sot Online)