
Kina, shkelësja më e madhe e të drejtave të njeriut: NATO t’i kërkojë falje Serbisë…

Kina po kërkon nga NATO që t’i kërkojë falje Serbisë dhe katër shteteve të tjera, duke e akuzuar se vrasjet janë shkaktuar nga Aleanca në konfliktet e këtyre vendeve.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, i cili është drejtor i Informacionit, Lijian Zhao, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se NATO duhet të kërkojë falje për 900,000 jetë të humbura.
“NATO duhet t’i kërkojë falje Serbisë, Irakut, Libisë, Sirisë dhe Afganistanit për 900,000 jetët e humbura nga luftërat dhe dhjetëra miliona të refugjatëve”.
(Kosova Sot Online)