Borell i jep kredit Ramës për dialogun Kosovë-Serbi: Do të vazhdoj të mbështetem te ju

  • A.P /
  • 19 July 2022 - 12:21
Borell i jep kredit Ramës për dialogun Kosovë-Serbi: Do të vazhdoj të mbështetem te ju

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka përgëzuar Shqipërinë për ndihmën në dialogun Kosovë-Serbi dhe ka lavdëruar atë për fqinjësinë e mirë.

Borrell, në konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, tha se për këtë çështje mbështetet në Shqipërinë

“Shqipëria gjithashtu ka qenë një zë moderues në një rajon të kompleksuar, duke ndihmuar edhe në dialogun Beograd-Prishtinë dhe vazhdoj të mbështetem te ju për këtë. Shqipëria ka dhënë një shembull për fqinjësinë e mirë dhe ky rol do të jetë edhe më i rëndësishëm derisa ju vazhdoni rrugën drejt BE-së”.

Borrell tha se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për BE-në, derisa shtoi se unioni nuk do të jetë i plotë pa të.

(Kosova Sot Online)