
Rama: Gjëra që kërkon BE nuk harrohen, por përsëriten derisa bëhen

Pas çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në Komisioneri për Zgjerim Oliver Varheley pohoi se vendi ynë ka një rrugë të gjatë përpara.
“Jam i kënaqur që jam pranë jush për të festuar. Sot festohet një fazë e re, duke përmbyllur fazën e 2020-ës. Përgëzoj përfshirjen e të gjithë anëtarëve të BE për procesin që na kanë ndihmuar për të mbërritur këtu ku jemi.Ky veprim i të sotmit dërgon një sinjal të fortë në Ballkanin Perëndimor. 8 vite pas statusit të vendit kandidat dhe 6 vite nga hapja, sot shënohet një rrugëtim i ri. Mesazhi im drejt qytetarëve të Shqipërisë është i thjesht; ne duam që të jemi pjesë e familjen europane. Kjo nuk as diskutohet. Roli ynë është që Shqipëria të jetë e mirëpërgatitur për këtë rrugë. Sot pasdite do të nisin procesin e shkrimit të kuadrit ligjor. Kjo do të përfitojë nga puna. Jam besimplotë se Shqipëria është e vendosur t’i bashkohet BE dhe që të punojë fort për këtë siç ka bërë deri më sot, dhe pas vendimit të 2020-ës për të krijuar mundësinë e hapjes së negociatave, ndaj na duhet konsensus mbarëndërkombëtar. Na duhen të tërë në Shqipëri. Na duhen veprime gjithëpërfshirëse dhe shteruese. Negociatat kanë natyrë shtrënguese. Do ketë një ndikim madhor, pozitiv te shoqëria dhe na duhet që gjithsecili të bëhet pjesë e kësaj rruge. Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësisë në BE sapo ka nisur.”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama është përgjigjur se pse nuk kishte një përfaqësi të opozitës në tryezën e përbashkët për çeljen e negociatave.
‘Formati është përcaktuar nga Komisioni për gjithë trupën që do të përfaqësonte Shqipërinë në tryezë. Mund të kishim kërkuar një ndryshim për të ftuar një përfaqësues apo më shumë se një nga ana e opozitës. Kemi një problem se ne nuk dimë se kush është kush, në anën e opozitës.’ – tha Rama.
(Kosova Sot Online)