Shqipëria merr urim nga Serbia: Lajm i mrekullueshëm hapja e negociatave për anëtarësim në BE

  • E.K /
  • 19 July 2022 - 19:25
 Shqipëria merr urim nga Serbia: Lajm i mrekullueshëm hapja e negociatave për anëtarësim në BE

Ministria për Punë të Jashtme e Serbisë ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE-në për anëtarësim.

Në një shënim të shkurtër në Twitter, ministria serbe shkruan se lajmi i shumëpritur është i mrekullueshëm.

“Mrekulli, erdhi lajmi i shumëpritur për fqinjtë, miqtë dhe partnerët e Open Balkans – Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë nisur negociatat për anëtarësim në BE”, thuhet në njoftim.

Tutje, në shënim, diplomacia serbe uron Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke u ofruar bashkëpunim në rrugën drejt BE-së.

“Llogarisni në bashkëpunimin tonë të përzemërt për të ardhmën e përbashkët brenda familjes evropiane”, thuhet në fund.

(Kosova Sot Online)