
Një ditë pasi Shqipëria nisi negociatat me BE-në flet Rama

Një ditë pasi nisën negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtarësim në këtë union, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka postuar në Facebook flamurin e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.
“MIRËMËNGJES me krenari për flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Europës”, ka shkruar Rama herët në mëngjese.
Më 19 korrik zyrtarisht nisën negociatat e BE-së për integrim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në aleancën evropiane.
(Kosova Sot Online)