
Politikani rus që ka gisht në raportin e Dick Martyt del me një teori të çuditshme

Deputeti rus, Konstantin Kosachev pretendon se SHBA-ja ka krijuar ushtarë ukrainas në laboratorë bilogjikë.
Petrit Selimi e shpërndau pretendimin e Kosachev, duke kujtuar se ai është nismëtari i raportit të ish-senatorit sviceran Dick Marty për “krimet” e UÇK-së.
“Konstantin Kosachev, deputeti rus pretendon se SHBA-ja ka krijuar ushtarë mutant ukrainas në laboratorë biologjikë. Por a e dini se për çfarë tjetër është i famshëm Kosachev? Që e shtyu Këshillin e Europës t’i hetojë pretendimet qesharake se Ushtria Çlirimtare e Kosovës bënte mbledhjen e organeve në fshatrat e shkreta në Shqipëri në vitin 1999”, shkroi Selimi në Twitter.
(Kosova Sot Online)