Qeveria miraton një projektligj, Kurti: Jemi shteti i parë në rajon që e rregullon këtë çështje

  • A.P /
  • 20 July 2022 - 10:57
Qeveria miraton një projektligj, Kurti: Jemi shteti i parë në rajon që e rregullon këtë çështje

Qeveria e ka miratuar një prjektligj për sanksione për shkelësit e huaj të të drejtave të njeriut.

Kryeministri Albin Kurti tregoi qëllimin e këtij projektligji të sjellur në mbledhjen e Ekzekutivit nga Ministria e Drejtësisë.

“Projektligji ka për qëllim mbështetjen e demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në përputhje me parimet e të drejtës ndërkombëtare”, tha ai.

Kurti tha se Kosova është shteti i vetëm në rajon që ka vendosur ta rregullojë këtë çështje

“Republika e Kosovës është shteti i parë në rajon që e rregullon këtë çështje”, tha ai.

“Projektligji do të zbatohet ndaj të huajve që janë përgjegjës apo ndihmojnë në kryerjen e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe veprave serioze të korrupsionit që rezultojnë me abuzim të të drejtave të njeriut”, theksoi Kurti.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se me këtë projektligj, “vendi rreshtohet në radhën e shteteve demokratike”, dhe se ai “ka rëndësi në avancimin e demokracisë”.

(Kosova Sot Online)