Flamuri te kryeministria, delegacioni i BE: Valvitet krah atij shqiptar, nis kapitull i ri

  • A.P /
  • 20 July 2022 - 12:38
Flamuri te kryeministria, delegacioni i BE: Valvitet krah atij shqiptar, nis kapitull i ri

Një ditë pas hapjes së negociatave me BE-në flamuri i Bashkimit Europian u ngrit në godinën e Kryeministrisë në Tiranë nëpërmjet një ceremonie të veçantë.

Pas kësaj ceremonie, delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka ndarë foto nga ngritja e flamurit të BE përpara kryeministrisë. Në reagimin e bërë në rrjete sociale e kanë cilësuar këtë një kapitull sfidues për Shqipërinë.

“Të lumtur të shohim flamurin e BE-së dhe flamurin shqiptar duke u valëvitur pranë njëri-tjetrit! Një ditë pas nisjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit, flamuri i BE-së u ngrit në krah të atij të Shqipërisë në një ceremoni zyrtare të organizuar nga Qeveria e Shqipërisë.

Një kapitull i rëndësishëm dhe sfidues nisi për Shqipërinë. BE do të qëndrojë pranë Shqipërisë dhe popullit të saj në këtë rrugëtim drejt anëtarësimit në BE duke u mbështetur në tri dekada bashkëpunimi të ngushtë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të realizuar sa më shpejt ëndrrën e popullit shqiptar”, thuhet në reagim.


(Kosova Sot Online)