Kjo është prokurorja nga Peja që u godit nga vetura te objekti i Gjykatës
Një aksident në trafik ka ndodhur rreth orës 15:00 në qytetin e Pejës, ku vetura ka goditur prokuroren e Prokurorisë Themelore të Pejës.
Sipas dëshmitarëve, e lënduara ishte duke u larguar nga objekti i Gjykatës.
Burime të "Kosova Sot Online" bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Suada Hamzen.
Ajo është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ka konfirmuar se aksident ka ndodhur në rrugën ” Adem Jashari” në Pejë.
“…si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore, viktima është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor”
(Kosova Sot Online)
