Shkëlzen Gashi lexon në studoi letrën e Kadri Veselit: Më fascionon

  • A.P /
  • 21 July 2022 - 21:59
Shkëlzen Gashi lexon në studoi letrën e Kadri Veselit: Më fascionon

Opinionisti Shkëlzen Gashi ka thënë se ish-Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentari Kadri Veseli kanë bërë mirë që e kanë përkrahur themelimin e Gjykatës Speciale, ndërkohë që ka deklaruar se VV ka luajtur rol kundër interesit të Kosovës, duke e kundërshtuar atë.

“Me kundërshtu është shumë lehtë. Me na kallxu qysh me zgjidhë këtë problem, nuk na kanë kallxu asniherë. Këtu është thelbi i krejt problemit. Mendoj që Presidenti Thaçi atëherë dhe Kryeparlamentari Veseli kanë bo shumë mirë që e kanë shty përpara këtë çështje dhe kanë bo mirë që e kanë votu Gjykatën Speciale. S’ka pasur zgjidhje më të mirë, çdo zgjidhje tjetër pas raportit të Dick Martyt, do të ishte më e keqe. Jo vetëm që do të shkonte në Këshill të Sigurimit, por edhe për një mori çështjesh tjera”, ka thënë Gashi he:

Ai ka lexuar edhe një pjesë të letrës së Kadri Veselit, kur kishte sqaruar pse e përkrahte Tribunalin e Hagës. Letrën e ka quajtur historike dhe fjalët e tij, Gashi i ka vlerësuar si qëndrim të një burrështetasi.

“Kadri Veseli ka mbajtur një qëndrim burrështetasi. Mua më fascinon ajo letra.Letra e Veselit është një letër historike”, ka thënë Gashi.

Ai, nga telefoni i tij personal, ka lexuar një pjesë të deklaratës së Veselit.

“Jam i vetëdijshëm që ka njerëz në Kosovë që mendojnë se Dhomat e Specializuara janë një fyerje e luftës tonë historike për të mbrojtur popuillin e Kosovës nga krimet e Millosheviqit. Por, unë nuk e shoh në këtë mënyrë, por e shoh si mundësi që t’i përgjigjemi akuzave dhe thashethemeve që kanë qarkulluar për vite të tëra. Që kur Dick Marty publikoi raportin e tij të pabazuar, ishte e pashmangshme që kjo ditë do të vinte…. Kjo është arsyeja që unë e kam përkrahur themelimin e Tribunalit”, ka cituar Gashi ish-kryeparlamentarin Veseli, i cili mbahet ende në Hagë. 

(Kosova Sot Online)