Fatmir Limaj i shlyen të gjitha përplasjet me Hashim Thaçin, shkon në Burojë, flet fjalë të mëdha për të

  • S.A /
  • 23 July 2022 - 12:22
Fatmir Limaj i shlyen të gjitha  përplasjet me Hashim Thaçin, shkon në Burojë, flet fjalë të mëdha për të

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar familjen e ish-presidentit Thaçi  në fshatin Burojë të Skenderajt. Limaj ka shkruar se me bashkëpunëtorë u prit nga babai i Thaçit, Haxhi Thaçi . “Me bashkëpunëtorë ishim në vizitë në familjen e presidentit Hashim Thaçi, ku si gjithmonë baca Haxhi na priti me gëzim e zemrën plotë me dashamirësi e ngrohtësi prindërore.

Përherë te baca Haxhi e djemtë e tij shohim krenari e burrni. Ky prind luftëtari e di më mirë se kush do, se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet nga presidenti me bashkëluftëtarët tanë.Prandaj, prindërit, fëmijët dhe familjet e tyre janë të fortë, kokëlartë e krenarë për ata që e udhëhoqën Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë. Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme”, thuhet në postim. Fatmir Limaj e Hashim Thaçi dikur bashkëpunëtorë dhe themelues të PDK-së, ndanë rrugët në politikë në vitin 2014, kur Limaj formoi partinë Nisma Socialdemokrate bashkë me Jakup Krasniqin. 

(Kosova Sot Online )