Krasniqi: Perderisa ne presim me Borea sapo u vu gurthemeli i telekabines në Kotorr nga Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç
Në përgatitje për kremtimin e Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi, u vendos gurthemeli i teleferikut të parë bregdetar-malor në Adriatik, shkruan gazeta "Kosova Sot Online"
Teleferiku Kotorr-Lovçen u zyrtarizua me vendosjen e gurthemelit nga kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç.
Lidhur me këtë ka reaguar biznesmeni Val Krasniqi i cili përmes një postimi në llogarinë e tij sociale ka theksuar " Perderisa ne presim me Borea, sapo u vu gurthemeli i telekabines ne Kotorr - Montenegro nga Kryeministri Malit të Zi Z. Abazovic dhe nga kompania qe disa politikane e quajtuen “fantome”, disa te tjere i nençmuan, duke mos i pritur as ne takim perfaqesuesit e tyre dhe mos te permendi me perfidet qe kan gajlen se kujt do i mbeten hotelet pas 50 vitesh koncesion.
Sidoqoft, ju ftojme ta vizitoni Kotorrin dhe dhe Malin e zi, ku priten 400.000 vizitor vetem ne vitin e pare te leshimit te telekabines ne funksion".
Kujtojmë se Projekti i “Boreas” përfshinte një hotel me kapacitet mbi 150 dhoma dhe një kompleks tjetër me apartamente. Derisa ana tjetër do të ishte një qendër ku njerëzit do të mund të ushqehen dhe të marrin pajisje skijimi. Prej aty, teleferiku do t’i dërgonte gjerë në vendin që quhet “Livadhi i Adilit” apo më pas Borea, ku do të ishte një restaurant.
Ndërkohë derisa në Kosovë është pezulluar ndërtimi i "Boreas", në Malin e Zi ndërtimi i një teleferiku turistik unik të teknologjisë moderne do të mundësojë transportin e pasagjerëve dhe do të arrijë një efekt ekonomik pozitiv në të gjithë rajonin.
Është planifikuar që teleferiku të hapet zyrtarisht brenda një viti, nëse të gjitha parakushtet për ndërtim plotësohen në kohë.
(Kosova Sot Online)
