VV mundohet ta ndreq imazhin e Qeverisë përmes një video

  • A.P /
  • 24 July 2022 - 17:18
VV mundohet ta ndreq imazhin e Qeverisë përmes një video

Lëvizja Vetëvendosje, partia që drejton kryeministri Albin Kurti, përmes një videoje propagandistike ka bërë përpjekje që të ndreq imazhin e Qeverisë që drejton kreu i tyre.

Në një video që fillon me një valëvitje disa sekondëshe të flamurit të Republikës së Kosovës, Vetëvendosje e ka filluar përpjekjen për t’iu vënë në ndihmë Qeverisë Kurti. Në video thuhet se tashmë s’ka nevojë për angazhim të kompanive të lobimit, meqë imazhi i Qeverisë po rregullohet me punë dhe përmbajtje.

Tutje përmendin edhe rritjen ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit si arsye që Kosova është ngritur në vlerësimet e organizatave ndërkombëtare. Këtu kanë përmendur Rezolutën e Parlamentit Evropian ku fjala korrupsion përmendet vetëm pesë herë, por s’kanë treguar fare se kjo Rezolutë është për Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2021 ku fjala korrupsion përmendet plotë 95 herë.

Tutje nga VV përmendin vizitat e zyrtarëve të huaj që kanë ardhur në Kosovë, duke veçuar kancelarin Scholz, derisa përmendin edhe udhëtimin e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ani pse e takoi vetëm Jake Sullivanin dhe s’arriti të futej në ndërtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Në këtë video propaganduese Vetëvendosje thotë se puna ka ndryshuar edhe në shërbimin e jashtëm, meqë tashmë s’po vendosen familjarë por njerëz të zgjedhur

(Kosova Sot Online)