Tragjike! Autobusi bie nga ura dhe fundoset në lumë, vdesin 30 persona

  • E.K /
  • 25 July 2022 - 14:28
Tragjike! Autobusi bie nga ura dhe fundoset në lumë, vdesin 30 persona

Një aksident tragjik është regjistruar në Kenia ku për pasojë, kanë mbetur të vdekur 30 persona.

Një autobus që ushtonte nga Meru për në Naitobim ka rënë nga një urë dhe është fundosur në lumë. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një defekt në frena sepse autobusi ishte me shpejtësi të madhe kur ndodhi aksidenti.

Zyrtari i lartë i policisë Rono Bunei, ka bërë me dije se numri i viktimave këtë mëngjes arriti në 30 nga 24 që ishte gjatë natës, ndërsa pasagjerët e mbijetuar janë shtruar në spital si pasojë e lëndimeve dhe plagëve të marra.

Ky është një ndër aksidentet më tragjikë të ndodhur kohët e fundit, jo vetëm në Kenia, por në të gjithë rajonin e Afrikës Lindore, ku përpos rrugëve të ngushta shkak për aksidente bëhet edhe shpejtësia e lartë, me të cilën drejtohen mjetet.

Në fillim të muajit korrik, të paktën 20 pasagjerë u vranë në një aksident përgjatë autostradës që të çon nga Nairobi drejt qytetit bregdetar të Mombasa.

(Kosova Sot Online)