Syla: Kosovarët sillen në Shqipëri, sikur diaspora me neve

  • A.P /
  • 25 July 2022 - 22:40
Syla: Kosovarët sillen në Shqipëri, sikur diaspora me neve

Gazetari Valon Syla ka komentuar deklaratën e fundit të gazetarit Bledi Mane lidhur me përdorimin e vajit të ullirit nga kosovarët.

Ai thotë se këso deklarata priten me shqetësim në Kosovë, pasi sipas tij, kosovarët e duan shumë Shqipërinë.

“Në momentin kur këso zëra dalin, atëherë rriten pakënaqësitë pasi ne mendojmë se bëjmë shumë për ta”, thotë ai

Ai shton se kosovarët janë një pjesë e madhe dhe e rëndësishme e turizmit në Shqipëri, por shton se nuk e mbajnë ata këta sektorë.  

“Kosovarët sillen në Shqipëri, sikur diaspora në Kosovë. Na po ju majna, e kështu. Kosovarët janë inxheksion për Shqipëri është e vërtetë. Kur shkoj në Sarandë në gusht, shumica kanë qenë të Italisë. Kosova është inxheksion i rëndësishëm, por nuk është që e mabn gjallë. Ndoshta në veri të Shqipërisë disa pjesë dhe Durrës. Është e destinuar për atë turizmin masiv. Shihet nga ofertat”, shton ai.

Tutje Syla bëri thirrje që të rriten vizitat nga shqiptarët e Shqipërisë drejt Kosovës.

(Kosova Sot Online)