Thaçi: Demaçi nuk duhet të quhet ‘Mandela i Ballkanit’, por Mandela duhet të quhet ‘Demaçi i Afrikës’

  • A.P /
  • 26 July 2022 - 21:53
Thaçi: Demaçi nuk duhet të quhet ‘Mandela i Ballkanit’, por Mandela duhet të quhet ‘Demaçi i Afrikës’

Analisti Jusuf Thaçi, ka thënë se Adem Demaçi ka qenë një humanist i madh dhe se nuk duhet të quhet nacionalist.

Thaçi, po ashtu thotë se ai nuk duhet të konsiderohet si “Mandela i Ballkanit”, por duhet të jetë e kundërta e Mandela të konsiderohet si “Demaçi i Afrikës”

“Ka shumë keqkuptime për figurën e tij. Kjo edhe për faktin se ai shikohet larg kontekstit kohor kur ka jetuar. Por e gjithë rezistenca e tij dhe vepra e tij, ai duhet të shikohet si humanist i madh. Ai nuk është nacionalist”, thotë ai.

“E fundit, unë nuk pajtohem kur ai quhet “Mandela i Ballkanit”. Mendoj se duhet të jetë e kundërta. Mandela duhet të quhet “Demaçi i Afrikës”. Demaci, nëse jam gabim më përmirësoni, ka 28 vite në burg. Pra më shumë se Mandela”, shton ai.

(Kosova Sot Online)