
Gashi citon Demaçin: Kërkoja të punoja duke hapur kanale, ky ka qenë njeriu i vetëm që më ka përshëndetur

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se Adem Demaçi nuk ka qenë disident në kuptimin e plotë të fjalës pasi nuk ka arritur të frymëzojë njerëzit nga burgu.
Ai thotë se Demaçi kishte qëndruar në burg për shumë vite, ndërsa njerëzit vazhdonin jetën e tyre normalisht pa u ndikuar nga veprimtaria e tij. Ai tregon se kur doli Demaçi nga burgu për herë të dytë kërkonte punë fizike, por që nuk kishte arritur të gjente. Madje ai shkon edhe më tutje duke thënë se njerëzit nuk i flisnin.
“Romani i parë shqip në Kosovë ishte i këtij, jo i Sinan Hasanit. Atë e ka shkruar tjetërkush. Këta nuk kanë qenë disidenta. Kjo kuptohet gabimisht. Disidentët i frymëzojnë njerëzit prej burgut. Por këta e kanë frymëzuar vetëm një grup të vogël. Demaci e tregon vet se si kur doli nga burgu për herë të dytë kërkonte punë të punonte duke hapur kanale, me bë punë fizike, por nuk më pranonin. Njerëzit iknin prej meje në rrugë. I vetmi person që më ka përshëndetur ka qenë Esad Mekuli”, thotë Gashi.
“Pra nuk ka qenë disident në kuptimin e fjalës, pasi nuk ka frymëzuar njerëz nga burgu. Tek në vitet e 80-ta ndodh kjo.”, përfundoi ai.
(Kosova Sot Online)