Në luftë për Kishën – “Do ta gjykojë historia”, Abazoviq i përgjigjet Gjukanoviqit

  • E.K /
  • 28 July 2022 - 11:58
Në luftë për Kishën – “Do ta gjykojë historia”, Abazoviq i përgjigjet Gjukanoviqit

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq i është përgjigjur deklaratave të djeshme të Presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq i cili e akuzoi atë për Marrëveshjen me Kishën Serbe.

Abazoviq duke komentuar deklartën e Gjukanoviq ka thënë se Presidentin e Malit të Zi tashmë e kanë gjykuar votuesit.

“Atë tashmë e kanë gjykuar votuesit, për gjyqe e për histori duhet të presim, unë jam i gatshëm. Unë jam shumë i përgatitur për të gjitha, a janë edhe të tjerët të gatshëm do ta tregojë koha” ka thënë Abazoviq.

Dje Presidenti i Malit të Zi foli fjalë të ashpra ndaj Kryeministrit Abazoviq duke thënë se Abazoviq nuk mund ta shmang përgjegjësinë histoirike.

Sipas Gjukanoviq, me nënshkrimin e marrëveshjes  Serbia “mori një dhuratë nga ëndrrat e tyre historike” nga kryeministri i Malit të Zi.

“Cilido qoftë motivi për këtë, asnjë organ shtetëror apo individ nuk do ta mund të shmangë përgjegjësinë historike”, tha Gjukanoviq.

Presidenti malazez është ka goditur kryeministrin e tij edhe për qëndrimin ndaj Ballkanit të Hapur.  Ai vlerësoi se qëllimi i autorëve të idesë së “Ballkanit të Hapur” është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që do të përfundonte me “luftë dhe një gjenocid tjetër”.

(Kosova Sot Online)