Mërgimtari nga Zvicra aksidentohet në Ferizaj, publikohen pamje

  • E. /
  • 29 July 2022 - 10:36
Mërgimtari nga Zvicra aksidentohet në Ferizaj, publikohen pamje

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Aksidenti ka ndodhur në ora 18.30 në fshatin Koshare të Ferizajt . Të përshira ishin dy automjete të udhëtarëve, njëri me targa të huaja. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në të dy automjetet, lëndime të lehta trupore pëson një person, i cili pasi merr ndihmën e parë mjekësore ne Ferizaj, i njëjti lirohet. Në të dyja rastet ka dalë Njësia e Hetimeve të Komunikaciont Rrugor e Ferizajt e cila po heton rastet”, ka thënë Veseli.

Pamjet e aksidentit janë publikuar nga mediat lokale.

(Kosova Sot Online)