Familja e gazetarit të njohur në kërkim të dy hektarëve tokë në Veternik

  • A.P /
  • 01 August 2022 - 21:06
Familja e gazetarit të njohur në kërkim të dy hektarëve tokë në Veternik

Për të tretën herë me radhë, Policia është detyruar të ndaloj punimet në një pronë që ndodhet në lagjen Veternik të Prishtinës.

Nexhat Sadiku pretendon se toka me mbi 2 hektarë është pronë e tij, e cila është në kontest gjyqësor që nga viti 1984.

Sipas Sadikut, një grup i njerëzve ia kanë marrë tokën dhe brenda 9 muajsh kanë arritur që ta kalojnë atë në emrin e tyre.

Ai shton se egzistojnë prova dhe dyshime të bazuara që i gjithë ky proces është i manipuluar

Toka ka qenë e trashëguar nga babai e gjyshi im. Të gjithë kojshitë na njohin neve këtu që e kemi punuar tokën para luftës. Këta pronarët e rinjë që pretendojnë se toka është e tyre, nuk i njeh askush. Dëshmitarët janë të gjallë. Ne posedojmë shumë dokumente dhe prova që dëshmojnë se kjo pronë ka qenë e familjes time para më shumë se 60 vitesh. Kemi fletën poseduese, vërtetime që kemi paguar para për këtë tokë, certifikata që toka ka qenë në emrin tonë, vërtetimin që nuk kemi marrë kompezim për tokë etj. Në vitin 1962 tokën na ka marrë shteti.

 

Dhoma e Posaçme ia ka njohur të drejtën e pronësisë Zojë Hysenit me një vendim, kinse atyre i është kthyer toka që paraprakisht ju ishte marrë nga shteti. Data e dokumentit është e ditës së shtunë. Kur e kanë bërë falsifikimin e dokumentit nuk e kanë shikuar se ajo datë është ditë pushimi kur gjykatat nuk punojnë.

Ky dokument është marrë përbazë për t’ia njohur të drejtën e pronësisë, Zojë Hysenit.

Në vitin 1983 kur është bërë aerofotografimi e kemi kuptuarqë  toka figuron në emër të PIK-ut dhe kemi bërë padi në vitin 1984.

(Kosova Sot Online)