Tensione në Detin e Kinës, avionët kinezë afër Tajvanit ndërkohë që Pelosi ndodhet në Taipei

  • A.P /
  • 02 August 2022 - 20:20
Tensione në Detin e Kinës, avionët kinezë afër Tajvanit ndërkohë që Pelosi ndodhet në Taipei

21 avionë ushtarakë kinezë kanë fluturuar në zonën ajrore të identifikimit të mbrojtjes së Tajvanit gjatë vizitës së kryekongresmenes amerikane, Nancy Pelosi, në Taipei dhe këtë fakt, e ka konfirmuar vetë Ministria e Brendshme tajvaneze.

Pavarësisht se zona e cilësuar si (ADIZ) është shumë më e gjerë se sa realisht hapësira ajrore territoriale e Tajvanit, sërish fakti mbetet shqetësues për autoritetet tajvaneze.

Mbi të gjitha, në kushtet kur Kina doli me paralajmërime të shumta lidhur me vizitën e Pelosit dhe me një dënim të këtij akti nga diplomacia kineze.

(Kosova Sot Online)