Çasti tragjik: Mbi 20 dëshmitarë tregojnë si u vra vogëlushja nga skafi dhe si reagoi, drejtuesi i saj

  • G.G /
  • 03 August 2022 - 08:22
Çasti tragjik: Mbi 20 dëshmitarë tregojnë si u vra vogëlushja nga skafi dhe si reagoi, drejtuesi i saj

Mbi 20 persona janë pyetur nga policia e Vlorës në lidhje me ngjarjen e djeshme ku humbi jetën J. A, 7 vjeç.

Mes personave të pyetur, momente pas ngjarjes, në gjendje të traumatizuar, kanë dhënë dëshminë e tyre dhe familjarët e vajzës të cilët kanë treguar tmerrin që panë me sy.

Dëshmitarët okular në këtë ngjarje kanë qenë të shumtë Të pyetur në momentet e para pas ngjarjes nga policia e Himarës dhe Vlorës këta të fundit kanë dhënë detaje tronditëse.

Në dëshmitë në polici disa prej tyre tregojnë se skafi ka tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes por kanë qenë këta të fundit që e kanë ndaluar.

Gjithashtu në dëshmitë e tyre në komisariat thuhet se Arjan Tase në momentet e para të krimit nuk ka shfaqur pendesë për çka bëri por ka kundërshtuar me fjalë, familjarët të cilët nuk mund as t’i jepnin ndihmën e parë vajzës së tyre.

Gjithashtu dëshmitarët okularë në dëshmitë e tyre kanë treguar se trupi i së miturës për pak momente ka ndenjur në ujë pasi askush nuk guxonte ta nxirrte prej andej.

Ka qenë një shtetas i huaj që sipas tyre e ka nxjerr nga deri duke e vendosur në një shezlong aty pranë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Gjithashtu sipas qytetarve në momentet kur po kthehej me indietro drejtuesit të skafit i është folur shpesh herë të ndalojë pasi vajza ishte pranë tij por ky i fundit s’ka dëgjuar.

Arjan Tasen në dëshminë në polici qytetarët e përshkruajnë se ka luajtur rolin e gangos, trimit gjatë gjithë kohës, dëshmi të konfirmuara nga burimet e policisë së Vlorës.

Nga ana tjetër Arjan Tase në dëshminë e tij në komisariat ka pranuar autorësinë e krimit duke dhënë edhe ai dëshminë e tij duke ia hedhur deri diku fajin mjetit.

Tase ka treguar se mjetin gomone “Nëna 154” e ka marr tek i afërmi i tij në Porto Palermo.

Ka ardhur me të në Potam ku e ka ndaluar. Më pas ka tentuar të bëjë xhiro me familjarët e tij.

Kur këta të fundit kanë hipur në gomone Tase ka ulur manjetat e gomones duke i dhënë gaz.

Vajzën pas gomones e ka prere helika teksa Tase deklaron se nuk ka mundur as ta vëre rë por as të dëgjojë persona të tjerë kur flisnin.

Përsa i përket momenteve të tensionit pas ngjarjes Tase është shprehur se është vetmbrojtur pas gjatë gjithë kohës ka pasur njerëz që donin ta dëmtonin atë dhe familjen e tij.

Gjithashtu në dëshminë në komisariat ka mohuar akuzat e qytetarve se ka kërkuar të arratisej.

Në komisariatin e Himarës kur është marrë në pyetje Tase ka shfaqur pendesë për krimin duke pranuar autorësinë e tij

Verifikimet në mjetin tip gomone 7 metra të gjatë me dy motor 300 kuaj fuqi kanë nxjerr në pah se mjeti ishte me dokumentacion të rregullt gjithashtu në të është gjetur edhe armë zjarri e llojit pistoletë e cila ka qenë arma e shërbimit të ish-komisarit Tase.

Ky i fundit nga burimet e policisë së Vlorës konfirmuar rezulton i pajisur me patentë të mjeteve lundruese të marr pak kohë më parë krimit në fjalë.

Mjeti tip gomone është sekuestruar nga policia e Vlorës.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë.

Mbi Arjan Tasen tashmë rëndojnë akuzat e vrasjes nga pakujdesia por pritet kqyrja e kamerave të sigurisë teksa nëse vërtetohen dyshimet se ka tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes apo është konfliktuar me familjarët dhe persona të tjerë mbi të pritet të rëndojnë edhe akuza të tjera.

(Kosova Sot Online)