Rrahja në ‘Ex Fis’ në Lipjan/ Kush janë katër personat që u përleshën mes vete, të përfshirë një punëtor dhe një klient

  • G.G /
  • 03 August 2022 - 08:31
Rrahja në ‘Ex Fis’ në Lipjan/ Kush janë katër personat që u përleshën mes vete, të përfshirë një punëtor dhe një klient

Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme ka raportuar për një rrahje që ka ndodhur në pompën e derivateve të naftës ‘Ex Fis’ në fshatin Babush i Muhaxherëve në Lipjan, ku është përfshirë njëri nga punëtorët që u konfrontua fizikisht me një klient. Por në rrahje u përfshinë edhe tre persona tjerë dhe të gjithë u arrestuan nga Policia.

Burimet medias brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personat që u arrestuan pas përleshjes janë Eltion Jashari – punëtor në ‘Ex Fis’, Mirsad Haliti – klient, Besnik Jashari, Qazim Haliti, Jetlir Zeka.

Sinjali mëson se deri te rrahja ka ardhur pasi Eltion Jashari nga pakujdesia ia ka mbushur veturën me naftë në vend benzinës Mirsad Halitit.

Me urdhër të prokurorit, katër të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

(Kosova Sot Online)