
Ish i dashuri tenton t’ia djeg banesën shtetases së Shqipërisë në Prishtinë, shkak xhelozia

Janë të shpeshta rastet kur burrat kosovarë nuk pranojnë ndarjen nga partneret e tyre, duke bërë kështu që t’u ngjiten pas e mos t’i lënë rehat me mesazhe e kërcënime të ndryshme. Ata madje shpesh eskalojnë deri në atë pikë sa marrin veprime të dhunshme ndaj tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Enver Maloku’ në kryeqytet, ku një shtetase e Shqipërisë është përballur me një kërcënim serioz nga ish i dashuri i saj, i cili ka tentuar që t’ia djegë banesës ku ajo jeton.
I dyshuari kishte hapur me forcë derën e banesës së saj ku më pas kishte hedhur benzinë brenda hapësirave të banesës dhe ia ka vënë flakën.
Për fatin e mirë të viktimës, ajo dhe fqinjët kanë vërejtur zjarrin dhe e kanë shuar në kohë, duke mos u shkaktuar kështu pasoja në njerëz.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme për hetimin e rastit, teksa i dyshuari është arratisur dhe është në kërkim policor.
Me urdhër të prokurorit, rasti ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.
(Kosova Sot Online)