“Lufta 104 vjeçare Mali i Zi-Japoni”, Dauti rrëfen historinë interesante të dy vendeve me distancë 9 mijë km

  • G.G /
  • 05 August 2022 - 12:56
“Lufta 104 vjeçare Mali i Zi-Japoni”, Dauti rrëfen historinë interesante të dy vendeve me distancë 9 mijë km

Gazetari Daut Dauti ka rrëfyer historinë interesante të marrëdhënieve ndër vite të Japonisë me Malin e Zi dhe se si këto dy shtete ishin në marrëdhënie lufte për 104 vite rresht, raporton Express.

Ai ka treguar se si në vitin 1904, Mali i Zi i kishte shpallur luftë Japonisë, në përkrahje të Rusisë.

Lufta mes këtyre dy vendeve ka zgjatur 104 vjet, por pa asnjë konfrontim ushtarak.

Marrëveshjen paqësore këto dy vende e nënshkruan tek në vitin 2008.

“Por, me Malin e Zi, Japonia nuk nënshkroi marrëveshje paqësore deri në vitin 2008. Pra që nga atëherë, për 104 vite rresht, këto dy vende kanë qenë në marrëdhënie lufte. Kjo ka qenë lufta më interesante në histori. Ka zgjatë aq shumë dhe nuk ka ekzistuar asnjë konfrontim ushtarak. Si rezultat, nuk është shënuar asnjë fatalitet. Pra, ka qenë luftë që ka ekzistuar vetëm në letër.

Kjo luftë nuk ka qenë e tillë për shkak se Japoni nuk e gjente dot në hartë Malin e Zi për ta bombarduar (siç thot barcoleta), por edhe për shkak se nuk ishte punë serioze. Por, kur Mali i Zi e shpalli pavarësinë dhe kur kërkoi të lidhte marrëdhënie më Japoninë, juristët japonezë thanë se ekzistonte një problem: Japonia ishte në luftë me Malin e Zi. Prandaj, më 2008 në Podgoricë u nënshkrua marrëveshja paqësore mes këtyre dy vendeve”, ka shkruar Dauti.

Ai ka treguar se në Mal të Zi ekziston edhe një fshat me emrin Japan.

“Në Mal të Zi ekziston një fshat me emrin Japan (Japoni), që gjendet në komunën e Andrijevicës. Ekzistojnë shumë teori që e spjegojnë se si i mbeti ky emër këtij fshati malor, por asnjë nuk duket të jetë e saktë. Një variant ka të bëjë me rastin kur kral Nikolla e kishte dekoruar për trimëri Samilo Fatiqin, bajraktarin e këtij fshati. Bajraktari kishte kërkuar nga krali që fshatit t’i ndërtohej ujësjellësi pasi që vuante për ujë”, ka shkruar Dauti.

https://www.facebook.com/daut.dauti.18/posts/10160449929399047

(Kosova Sot Online)