-Ashtu pra, ta marrët të keqen “kombi kosovar”, sepse shqiptarët nuk kanë ndonjë komb rezervë në Ballkan, veç KOMBIT SHQIPTAR !

  • Prof. Dr. Mehdi Hyseni /
  • 08 August 2022 - 15:35
-Ashtu pra, ta marrët të keqen “kombi kosovar”, sepse shqiptarët nuk kanë ndonjë komb rezervë në Ballkan, veç KOMBIT SHQIPTAR !

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Jemi një

*** Të lumtë,  Fatime burrnesha, që edhe ti ua tregove të vërtetën të të gjithëve, se “KOMBI SHQIPTAR ËSHTË NJË” !

-Ashtu pra, ta marrët të keqen “kombi kosovar”, sepse shqiptarët nuk kanë ndonjë komb rezervë në Ballkan, veç KOMBIT SHQIPTAR !

-Por,  gabove që i kërkove falje Halil Matoshit, të cilit i “kërceu kanari”, se gjoja shqiptarët nuk janë të një kombi, ngaqë ai ka përqafuarprojektidenë dekadente të “kombi kosovar” të Nehxmedin Spahiut.  Për këtë “patriotizëm”,  këngëtarët e kafeneve të Prishtinës, po i këndonin, edhe këngën himnizuese : “ O Halil, o djalë i ri, mas bostonit ha turshi” ! Shumë bukur, çfarë t’i thuhet më tepër Halilit, kur në vend të bostonit të ëmbël, ka zgjedhur turshinë e tharbët të Nexhmedin Spahiut, që kurrë nuk do bëhet boston derisa të ketë mbi 90%  të kombit shqiptar  në Kosovën e Shqipërisë Etnike.

Mirëpo, kjo lloj “boze as  H. Matoshit e as Nexhmedin Spahiut  nuk u jep të drejtë, që “kombin kosovar”, ta propagandojnë pasovikisht  e as t’ua imponojnë  shqiptarëve, sepse është vetëm “problem privat”  i tyre, jo i kombit shqiptar, as i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Pra, pavarësisht nga “përqafimi” i “kombit kosovar”, H. Matoshit dhe Nexhmedin Spahiut, ky iracionalizëm atikombëtar, nuk u jep të drejtë ta mohojnë  kombin shqiptar, zanafilla historike e të cilit është më se 2 mijëvjeçare e lashtë, ndërkaq,  “kombi kosovar” është një floskulë shpifëse e politikës mafioze dhe e propagandës serbo-jugosllave në Ballkan, që ka për  qëllim shfarosjen e kombit shqiptar dhe të zhdukjes së Shqipërisë Enike nga harta gjeopolitike dhe historike e Ballkanit.  Thjesht, me një fjalë, kjo është edhe “platforma”  gjeopolitike dhe gjeostrategjike e “Ballkanit të Hapur”, që Kosova të mos figurojë si shtet i pavarur dhe sovran.

Kombin shqiptar s’kanë mundur ta zhdukun as Perandoria Romake, as Perandoria Biznatine e as Perandoria Osmane, e lëre  më një i ashtuquajtur “komb kosovar” i disa individëve privatë nga Kosova, të cilit,  shpresat  i kanë varur në procesin e globalizimit, për të cilin thonë se ; “globalizmi synon shuarjen e kombeve”. –Mirëpo, ne si komb nuk guxojmë ta pranojnë një objekitv të tillë strategjik,  për ta zhdukur kombin shqiptar, duke e qoroditur dhe shpërfytyruar me “kombin kosovar” të Nexhmedin Spahiut. Ky do të ishte fundi i kombit shqiptar në Ballkan.

Mirëpo, ky vizion strategjik dhe gjeopolitik i globalizmit te shqiptarët nuk do të arrihet kurrë, sepse shqiptarët nuk ndërrojnë gjuhën, kulturën, traditat , kombin dhe autdheun e vet, pavarësisht nga  premtimet dhe privilegjet mashtruese , të dhëna në forma të ndryshme për  t’i asimiluar dhe zhduur shqiptarët si komb në Gadishullin  Ilirik.

Këtë konstatim tonin e përligjin njëzërit : “ Dokumentet, faktet dhe dëshmitë historike të shkencëtarëve, që provojnë se, përnjëmend kurrnjë popull se ka dashur, as se do lirinë dhe pavarësinë e tij politike më shumë se POPULLI SHQIPTAR. Po ashtu, kurrmjë popull tjetër nuk ka luftuar për lirinë dhe për pavarësinë e tij, më tepër se POPULLI SHQIPTAR. Këtë  e dëshmojnë edhe mbi 200 kryengritje dhe luftëra për të fituar lirinë dhe pavarësinë politike të tij…” (SHE:1944:203).

Prandaj, pavarësisht nga erozioni dhe stuhitë e  procesit të globalizimit për shuarjen e kombeve  dhe shteteve të vegjël, të pazhvilluar dhe në zhvillim, KOMBI SHQIPTAR  nuk do të zhduket kurrë, ashtu  siç nuk u shua as gjatë 2 mijë shekujve të kaluar. Këtë lahpuzët kuislingë shqipfolës të tregtisë së globalizimit, duhet ta mbajnë parasysh, se shqiptarët  nuk ndërrojnë kombin  dhe flamurin e Skënderbeut.

Shqiptarët kanë një komb, një gjuhë, një flamur dhe në atdhe !

Këtë të vërtetë shumëshekullore nuk ka njeri normal, që mund ta hedhë poshtë, se shqiptarët janë vetëm një komb, JO dy e as tri, duke qenë se një popull nuk mund t’i ketë dy kombe, ndërsa 2 shtete  a më shumë shtete po, siç është Amerika me 50 shtete të saj …etj.  

Për këtë fenomen kemi shkruar pothuajse qe dy dekada, saqë tanimë është bërë “bozë” e tharbët e agjenturave të ndryshme serbo-ruse në Ballkan, që edhe në këtë formë subversive propagandistike po luftojnë që t’i përçajnë shqiptarët dhe t’i fusin në vëllavrasje, të cilët i përkasin KOMBIT SHQIPTAR, e ju kurrfarë “kombi kosovar”, që synon zhbërjen e KOMBIT SHQIPTAR.

Sa më sipër, shkas për të shkruar ca rreshta është  konstatimi i saktë i komentueses së guximshme shqiptare, Fatime Hajdaraj, e cila  në emisionin “Politiko” të datës 25 korrik 2022., pohoi se “kombi shqiptar është një”. Bravo , Fatime ! Ashtu, tregoju analfabetëve të historisë, të politikës dhe të globaizimit, se shqiptarët janë një komb i pandashëm, që e njeh e gjithë bota si KOMB SHQIPTAR !

Mirëpo, kjo e vërtetë e irritoi bashkëpanelistin Halil Matoshi, për shkak se ai  së bashku me Nexhmedin Spahiun kanë shpërpallur një komb antishqiptar, që e quajnë “komb kosovar” .

S’ka ndjesë për ata që  e mohojnë kombin shqiptar

-Sakt, atyre që po luftojnë për promovimin e antivlerave dekadnte në shoqërinë shqiptare drejt zhbërjes së kombit shqiptar, si dhe xhelatëve serbë, që kanë kryer 3 gjenocide ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve (1990-1999), nuk ka logjikë të shëndoshë, që thotë se duhet kërkuar falje, por, duhet kërkuar, që  ata të nxirren përpara ligjeve vendore dhe evropiane , që të japin llogari për veprat e tyre antihumane  dhe kriminale subversive kundër njerëzimit, që përbëjnë vepër penale kombëtare dhe  ndërkombëtare. Në këtë rast, ligji e ka fjalën vendimtare të fundit, jo politika e as politizimi i tyre për përfitime politike, ekonomike, tregatare dhe karrieriste e pushtetore.

Prandaj, atyre,  që nuk e njohin kombin shqiptar (si një) nuk ke pse t’u kërkosh ndjesë e as të skuqesh para tyre, sepse  ata e kanë “kombin kosovar”, që është “një me shtetasit e Kosovës”, siç janë minoritetet e ndryshme: serbët, turqit, ashkalinjtë, romët, egjiptianët, boshnjakët, goranët e malazezët etj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".