E rëndë në kryeqytet/ 35 vjeçari i jep fund jetës i vetëvarur në një pemë

  • G.G /
  • 09 August 2022 - 12:10
E rëndë në kryeqytet/ 35 vjeçari i jep fund jetës i vetëvarur në një pemë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 35 vjeçar i ka dhënë fund jetës tragjikisht duke u vetëvarur.

Sipas njoftimit të policisë, kanë qenë disa kalimtarë që kanë parë trupin e pajetë të të riut të varur në një pemë.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se ai vuante nga depresioni.

“Më datë 08.08.2022, në rrugën e Dajtit, është gjetur nga kalimtarët, i vetëvarur në një pemë, shtetasi D. Z., 35 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga depresioni”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)