Tahiri – Kurtit: Po mundohesh të marrësh merita që nuk të takojnë

  • A.P /
  • 09 August 2022 - 20:19
Tahiri – Kurtit: Po mundohesh të marrësh merita që nuk të takojnë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka folur për rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës ku sipas tij kryeministri Kurti po bënë përpjekje që t’i përvetësojë meritat për këtë. 

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se miratimi i Rregullores së Punës së Kuvendit është meritë e drejtëpërdrejtë e punës më shumë se një vjeçare e Grupit Punues.

Miratimi i Rregullores së Punës së Kuvendit është meritë e drejtëpërdrejtë e Grupit Punues që ka punuar më shumë se një vit, e i cili përbëhej me shumicë nga partitë opozitare, ekspertë të NDI-së dhe organizatave tjera të shoqërisë civile”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka thënë se është pikërisht kryeministri Kurti i cili e ka penguar dhe bllokuar miratimin e kësaj rregullore. 

(Kosova Sot Online)