Austriakja nis një peticion online për liberalizim të vizave për Kosovën

  • A.P /
  • 10 August 2022 - 20:20
Austriakja nis një peticion online për liberalizim të vizave për Kosovën

Anëtarja e rrjetit të këshilltarëve rajonalë të BE-së, Kati Schneeberger, ka nisur një peticion për liberalizim të vizave për Kosovën.

Ajo tregoi se ideja për këtë i erdhi pasi e kishte vizituar Kosovën dhe se si nga shoqëria civile pothuajse të gjithë e kishin pyetur se kur do të ndodhte liberalizimi.

Deri sot janë grumbulluar mbi 16 mijë nënshkrime dhe, sipas Schneeberger, kjo shifër do të rritet ditëve të ardhme.

“Një iniciativë si kjo që të çojë peshë te zyrtarët e Bashkimit Evropian duhen rreth një milion nënshkrime. Peticioni online është Change.org – Visa liberalisation for the Republic of Kosovo.

(Kosova Sot Online)