
E tërë llamarina që mbulon murin në nënkalimin e Kalabrisë përçon rrymë, qytetari ia bën testin

Një qytetar në lagjen Kalabria ka kërkuar ndërhyrje urgjente të organeve gjegjëse në njërën prej nënkalimeve në lagjen e Kalabrisë, për shkak se aty llamarina që e mbulon murin përçon energji elektrike.
Ai ia ka bërë edhe testin me kaçavidën që detekton energjinë elektrike.
“Tek nenkalimi ne lagjen Kalabria, e tere llamarina qe e mbulon murin, percon rryme elektrike e cila duket vie nga kablloja e shtylles se ndricimit. Djalin tim e zuri rryma, dhe per ta vertetu e bera edhe vete matjen (shihni video)”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)