
Derisa po martoheshin, çiftit nga Kosova hajnat ia plaçkitin shtëpinë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Krushë e Vogël. Cak i hajnave ishin tri shtëpi, pronari i njërës tregon se si ka ndodhur ngjarja.
Ia demoluan tërë shtëpinë, por mendjen e ka ende tek dhoma e të birit.
Disa persona shfrytëzuan rastin t’i plaçkitin, përderisa Femi Hajdari nga fshati Krushë e Vogël po martonte djalin.
Pavarësisht dëmit, ky thotë se për një gjë ndihet i lumtur.
Rreth orës dy të mëngjesit të së mërkurës, të parët që arritën në shtëpi ishin vëllezërit e tij.
Ata, në vend që të bëheshin gati për ta pritur çiftin e sapomartuar, kishin mbetur të shokuar nga gjendja që hasën.
Hajnat nuk ishin kursyer as pajisjet shtëpiake.
Ata qëllimin e kishin të qartë.
Megjithatë, keqbërësit nuk ishin mjaftuar me kaq. Ata kishin goditur me dru edhe qenin e shtëpisë, të lidhur me zinxhir.
50-vjeçari, i cili tash shtatë vjet jeton në këtë shtëpi, nuk dyshon te ndonjë emër i përveçëm.
Me të marrë informacionin, pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendngjarje.
Ata tashmë kanë mbledhur disa prova dhe kanë siguruar pamje të kamerave të sigurisë, të cilat do të shfrytëzohen gjatë hetimeve.
(Kosova Sot Online)