Të respektohen ligji e kushtetuta, debati i zhurmshëm për shaminë në shkolla është debat banal për përfitim elektoral

  • Dr. Hysni Aliu /
  • 12 August 2022 - 10:33
Të respektohen ligji e kushtetuta, debati i zhurmshëm për shaminë në shkolla është debat banal për përfitim elektoral

Shkruan: ANALISTI-Dr. Hysni Aliu

Diskutimet e kohëve të fundit në lidhje me bartjen e uniformes fetare në shkolla, janë diskutime për një temë të tejkaluar dhe për të cilën kaherë është vendosur  me ligj. Në kohën kur Kosova po kërcënohet me luftë nga Serbia, dikush që i thotë vetes besimtar, e hapi këtë temë që më së pakti na duhet në këtë Kohë.  Edhe deputetja e pakicave e cila i reklamon vijat e trupit në mënyrë perfektë, sikur ka dal në krah të tyre, vetëm e vetëm për të fituar një grusht votash, dhe dihet se kujt i ka shërbyer në të kaluarën kjo zonjë. 

Mos reagimi i krerëve të opozitës për një temë kaq të madhe i bënë edhe ata të dyshimtë në mundësinë e implikimit të tyre në këtë temë që aq sa është përçarëse po aq është e rrezikshme për imazhin e shtetit tonë. Ne e kemi memorien shumë të freskët për njerëzit  që ju bashkuan ISISIT në Siri dhe mënyrës se si u radikalizuan ata, dhe pasojat që patën edhe ata edhe familjarët e tyre dhe shteti i Kosovës.  Problemi nuk është shamia por mendja e manipulueshme dhe rreziku i radikalizimit të njerëzve.

Fatkeqësisht, jemi një shoqëri me nivel arsimor të ulët, më i ulti në Ballkan e ndoshta edhe Evropë, si rrjedhojë mundësia e manipulimit të njerëzve nëpërmes këtyre temave dhe nëpërmes të  bindjes fetare është shumë e madhe, e pikërisht këtë zbraztësirë e shfrytëzojnë armiqtë e Kosovës në Serbi pore edhe shërbëtorët e tyre në Kosovë. Policia e Kosovës duhet të ndaloj njerëzit që hapin tema artificiale dhe të tejkaluara për shoqërinë Kosovare. Duhet të hulumtohet dhe arrestohen njerëzit që po bëjnë presion të pa parë në ministrinë e Arsimit dhe mbi  Qeverinë e Kosovës. 

Radikalizmi ka qua krye sërish, ashtu siç pat ndodh para disa vitesh, andaj i takon shtetit të veproj dhe të jetë vigjilent. Gjera që cenojnë themelin e shtetit, nuk guxojmë ti lejomë, as për  arsye të qëndrimit në pushtet e as për arsye të dëshirës për ardhje në pushtet. Ngritje e tensioneve me Serbinë para 1 shtatorit dhe mgritja e kokës nga radikalizmi në të njëjtën kohë, tregon se kujt i shërbejnë këta njerëz me vetëdije apo pa të. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".