Çka fshihet pas propagandës së rrejshme të Aleksandër Vuçiqit për rrezikimin e veriut të Kosovës nga një aksion rrufe për pastrim etnik nga autoritetet kosovare

  • Drizan Shala /
  • 13 August 2022 - 08:10
Çka fshihet pas propagandës së rrejshme të Aleksandër Vuçiqit për rrezikimin e veriut të Kosovës nga një aksion rrufe për pastrim etnik nga autoritetet kosovare

Shkruan: ANALISTI-Drizan Shala

Pra ky mund të jetë qëllimi primar, është që lufta e tij të jetë në nivel politik duke kërkuar në çdo formë dhe mënyrë, jetësimin e Asociacionit me kompetencë ekzekutive në dialog, ndërsa nëse kjo nuk arrihet atëherë kjo zyra e UNMIK ( Rajonale ) të luaj në kartën e Vuçiqit që të vihet deri të bllokimi i rrugëve dhe atëherë të kërkohet që UNMIK të intervenojë dhe kështu udhëheqësi i kësaj zyre të luaj rolin e “administratorit” në komunat veriore duke tentuar të ndryshohet gjendja në terren.

-Në një konference për media ka pretenduar se Qeveria e Kosovës dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës dhe të likuidojë serbët nga shtëpitë e tyre, me pretekstin e luftimit të krimit dhe korrupsionit. Pra, kjo është njëra nga të shumta deklarata që këto 24 orë e fundit i ka potencuar në media të tij në Beograd duke vazhduar edhe në lidhje më Asociacionin se nuk do të pranohet në kontekstin e një OJQ-je etj. Ndërsa vazhdimin e propagandës serbe e ka vazhduar i ashtuquajturi drejtor i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç kundër kryeministrit, ministrit të MPB dhe ministrit të Kulturës.

Por çka do të arrijë presidenti i Serbisë më këto propaganda në terren ? Në njërën anë ka mesazh për vartësit e tij, të cilët operojnë në kuadër të grupeve kriminale në veri që të vazhdojnë të kryejnë aktivitete kundër shtrirjes së institucioneve vendore në veri të vendit si dhe në terren të paraqitet një situate kaotike, tensionuar e pa kontrolluar ,ku hynë në orbitën e tij organizata si ajo e UNMIK e cila ka zyrat e saja në jug të Mitrovicës por që operon me zyrat e saja edhe Mitrovicë të Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut si dhe Zveçanit,

ku në kuadër të kësaj zyre vepron zyra për raportim dhe çështje politike si dhe ajo për dialog dhe pajtime. Pra ky mund të jetë qëllimi primar, është që lufta e tij të jetë në nivel politik duke kërkuar në çdo formë dhe mënyrë, jetësimin e Asociacionit me kompetencë ekzekutive në dialog, ndërsa nëse kjo nuk arrihet atëherë kjo zyra e UNMIK ( Rajonale ) të luaj në kartën e Vuçiqit që të vihet deri të bllokimi i rrugëve dhe atëherë të kërkohet që UNMIK të intervenojë dhe kështu udhëheqësi i kësaj zyre të luaj rolin e “administratorit” në komunat veriore duke tentuar të ndryshohet gjendja në terren. Pra institucionet tona duhet që të fillojnë të kërkojnë nga mekanizmi ndërkombëtar të ruaj neutralitetin dhe respektojë mandatet që kanë në mbrojtjen, shtrirjen, sigurimin si dhe asistimin e institucioneve politike dhe atyre të sigurisë në ofrimin dhe garantimin e sigurisë së përgjithshme në tërë territorin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".