Në emër të kujt po flet spiuni i Stanishiqit Baton Haxhiu, le ta mbylli gojën UDBASHI i përbetuar vendi i të cilit është burgu!

  • Reshat Badallaj-Zhuriani /
  • 13 August 2022 - 12:53
Në emër të kujt po flet spiuni i Stanishiqit Baton Haxhiu, le ta mbylli gojën UDBASHI i përbetuar vendi i të cilit është burgu!

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj

Ky spiun që punon dhe vepron për interesa të Serbisë fashiste e ka të ndaluar të fol për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi, sepse ka bërë shumë hata ndaj vendit te tij dhe ai do duhej të ishte në burg, por nejse. herë do kur do do të merret gjyqësia me të për të gjitha spiunllëqet që i ka bërë dhe po i bënë akoma. Çuditërisht, ata që morën vendim në Likoc të Drenicës, për kapjen dhe pushkatimin e këtij langoi serb, Baton (Fazli Qeli) -Haxhiu dhe që u paguan shumë para, për kokën e këtij langoi, këta e bën kumbar konaku dhe jo vetëm kaq, por ja që u shitën, e tradhtuan interesin e kombit dhe kurrë nuk u ndalen për ta copëtuar Kosovën martire. Vetë autori I këtij shkrimi ka qenë i autorizuar me librezë zyrtare nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të më falin lexuesit, shokët e sidomos shoqet, për këtë fjalor edhe pse isha i detyruar,por, mos mendoni se i kam humbur elementet e kulturës shqiptare. Jam burrë i krahinës së Lumes dhe i di ZAKONET,por...Në këtë shkrim nuk dua t´i përsëris shumë gjëra, sepse ka vite të tëra që kam shkruar për këtë këlyshin e UDB-es serbe me librezë zyrtare që nga viti 1990 dhe i kamë kërkuar publikisht qe t´i drejtohet Gjykatës në Beograd ose Gjykates së instaluar serbe në Prishtinë, që është ulur me urdhër të kryebanditëve të bandave mafio-politike. Fjalën e kam se në qoftë se, i shkon pak fiqiri se ndoshta ndonjë germe nuk është e saktë, se të mos flasim për ndonjë fjalë.

Këtij këlyshi të kryeudbashit dhe gjaksorit serbian të Jovica Stanishiqit, po ashtu, i kam kërkuar edhe të del në pazar dhe t´i lidh kijet me mua, sepse unë jam shumë i hapur në polemikë, nuk e bëri asnjërën, sepse i di kusuret e tija dhe spiunllëqet që i ka bërë në dëm të kombit shqiptar në përgjithësi,ndaj hesht taman si ato laviret serbe që presin te semafori për hamshor dhe për mullar sane të Musë Tahirit.

-Dhe, jo vetëm kaq, kam shkuar aq larg dhe kam zbuluar se si familja e tij kanë pasur tradita të moçme antishqiptare dhe lidhjet që nga Nikolla Pashiqi, ministër i asaj kohe dhe Dragutin Mihajloviqi, çetnik Drazha dhe Aleksander Rankoviqi, kasapi i shqiptarëve që dha urdhërin të lëshohet kosa e vdekjes në kokat shqiptare.

Ky nuk m’u përgjigj edhe për shumë akuza publike që ia bëra, se si u dënua me pushkatim nga Shtabi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendimi u mor në Likoc të Drenices, sa para u dhanë për kokën e tij, në cilët istikame ishte, me cilët gjakësor serbian nipa të Drazha Mihajlit shoqërohej, si i vodhi shokët në kohën e luftës, si u takua në Prishtinë, fshehurazi me kriminelët serbo-çetnik dhe pikërisht me kryekriminelin Jovica Stanishiq. Jovica, ishte kryeudbash i Serbisë, në kohën kur u takua ky jashtqitje e kombit, Baton Fazli Qeli-Haxhiu.

Reshat Badallaj-Zhuriani,publikisht ka shkruar edhe më pas se si në kohën e gjakderdhjes kur vriteshin shqiptarët me mamzerre, me hanxhar e sakicë, kur dhunoheshin femrat tona, kur digjej toka flakë nga artileria më e rëndë luftarake serbe që zotronte Serbia dhe ky zagari rrinte këmbëkryq bile nen kujdesen e forcave paramilitare të Stijeviqit, Arkanit, në hotelin "GRAND", bashkë me djalin e një ambasadori Serbosllav, Rexhai Surroi, argati i Sorrosit dhe kursist kinse për gjuhë të huaja në Zemun qe quhet Veton Surroi dhe me një gazetare greke duke bërë dyzen ahengu.

Ky qelbësirë, Batoni i Fazli qelit, denbabaden argat të Serbisë sepse ndër dej i buron vrullshëm gjaku serb, u vë në dijeni nga Reshat Badallaj-Zhuriani,se kë e kë e kishte marrur në qafë, babai i tij Fazli Qeli apo Fazli Zeza, të gjitha i keni në gazetën "KOSOVA SOT". Udbashi, Baton Haxhiu, por në Serbi njihet Bato Haxhiq, kur u bënë Demonstratat në Beograd, kur askujt nuk i shkeli këmba e shqiptarit, ky zuzar hyri dhe atje me fedellek, sepse i kishte shëtitur lokalet e UDB-es serbe më shume se dhomat e tij, e ju binte kambanave të mortit jo vetëm kundër Kosovës, por kundër kombit shqiptar në përgjithësi, nuk ndalej me argatin e tij antishqiptarë se aty ku ha qeni aty edhe lehë, sepse pos që u hynte argati i tij në punë, paguhej me para me thas dhe le të del e të thotë jo! Dil, këlyshi i UDB-es, nuk guxon se nuk ta mban.Ky qenë serb, përpos tij gjeti dhe muar me veti edhe bandën serbiane që quhet Devolli, që kjo bandë me gjak serbi, me urdhër të Serbisë fashiste, u ndërsyen për t´i vrarë shqiptarët në masë me ushqime qenësh e derrash edhe pse reaguan dy komisionet për këtë hata, nuk i gjeti asgjë. Përse? Lere që nuk u burgosen, por as nuk u trazuan matrapazi turr e vrap i hallakatur shkon te Panajot Panariti. Por, Ju nuk e dini një gjë shumë të rëndësishme, se përse nuk u trazuan dhe nuk u burgosen? JU tregon Reshat Badallaj-Zhuriani.

Dy komisionet ay i Prishtinës dhe i Tiranës dhe bashkë me ata qyqarët e sistemit të kalbur gjyqësor dirigjoheshin nga njerëz të shituar për interesa të bandave mafioze e kriminale ! Kjo është arsyeja dhe në qoftë se, ka ndonjë gop nane që nuk është kështu,atëherë le ta thonë. Më falni e di që ka, por ata nuk janë gop none, janë këlysh të bandave. Se shqiptari që ka gjak shqiptari nuk guxon të del, sepse futet në gjynah dhe pastaj as rrasa e varrit nuk ja drejton kurrizin!

Ky udbashi Baton Haxhiu, nuk ndalej se vepruari kundër shqiptarëve. Lëre që në çdo tre rreshta i ka sharë shqiptarët për interesa serbe, po ky me gjakësorët serb dhe me kryeudbashin Jovica Stanishiqi ikin në bjeshkët e Brezovicës, atje ku uji në verë është akull dhe bilur, e bëjnë planet sipas urdhërit "PATKOI" dhe posa ikin shqiptarët nga Kosova, ky idiot e shkuar idiotëve, bëjnë planin se kinse e kanë vrarë serbët këtë zagar. I bie telefonit në TANJUG (Tajna Agencia Nova Jugosllavia), duke parë se si të reagojnë shqiptarët. Te shqiptarët ishte gëzimi i madh, se një qen, një klysh,një langua, një spiun ishte më pak.

Shih për këtë, MUP-I serb e marrin me veturën e tyre dhe e fusin si nuse në Shqipëri, pa therë në këmbë dhe filloi të leh kinse ka hequr të zitë e ullirit duke menduar, mendja e sëmurë e tij kinse nuk i di këto habere populli kundër të cilit ka punuar. Me të kthyer shqiptarët në tokat e tyre që i´a kishte lënë Zoti hise, këtij spiuni i hyri frika në palcë se akoma është në fuqi dënimi me vrasje për të ,për këtë spiun dhe tradhtar, dhe kërkon ndihmën edhe te Joschka Fischer që ta ndihmoj që të mos vritet. Ky këlysh serbi, Baton Fazli Haxhiu, u "shtafit"-kalitur mirë nga serbët se si të shpëton. Ata e mësuan mirë se cilit t´ia zë bishtin me derë:""PO, nuk më mbrojtët mua që të mos vritem, do ti zbuloj të gjitha spiunllëqet e tuaja me Serbinë..". Opa, u shtangën ata far burra të shitur dhe jo vetëm që e shpëtuan, por e bënë edhe mik pragu dhe ata vetë u bënë tani këlysh të Baton Haxhiut. Të jam më i hapur dhe të zbërthej pakë më lehtë detajet, disa që e dënuan me vdekje, pushkatim dhe që u dhanë para per kokën e tij, u bënë këlysh dhe langonj të këtij spiuni, dhe gjithmonë ata veprojnë si thotë ky soj këlyshi duke shitur edhe tokat tona, duke përça shqiptarët dhe shumë të zeza për ta futur Kosovën në gjirin serb. Pra, ata që e dënuan dikur këtë spiunin e UDB-es serbe për tradhti me pushkatim u bënë vetë burra të sojit të Esat Pashait!

Kësaj radhe nuk do zgjatem më shumë, por po të pyes edhe njëherë publikisht ty dhe disa aty rrotull, përse u dënove me vdekje me pushkatim, sa para u paguan për kokën tende,kush janë ata që njëherë të dënuan dhe të bënë kumbar konaku. Nejse, ti nuk je gjaku i SHQIPTARISË. Ti dhe ata këlyshët tjerë këndej dhe andej Drinin jeni shpirtshitur....

Të pres në përgjigje ty dhe ata zagarët dhe langonjt shqipfolës që lehin si qent pas hënës dhe që vrapojn pas hajnisë si korbat pas kufomave të ngordhura dhe si zagarët pas mercinave. Ju jeni dhe keni për të mbetur sa të jetë toka e qielli bisht qeni dhe nga kjo botë keni për të ikur me damkën e zezë të tradhtisë. Vend për varr nuk do të keni, sepse e keni vrarë Kosovën dhe të gjithë shqiptarine, ju keni ra kambanave të mortit për interesa serbe dhe keni marrur në shenj fitore "Zikina kolon" dhe këngën:"Ko to kaze,ko to laze da je Srbija mala", me mish derri e me "Slivovicë",ngek,ngek,ngek, me def e me violinë dhe nuk ka munguar harmonika dhe ai kapuci i tyre... Edhe ju jeni i njëjti soj pa më të voglin dyshim. Boll, u be bre burra,boll me spiunllëqet e kësaj kopeje që dalin nga hiri i staneve të Serbisë fashiste!

Të fala nga : Reshat Badallaj-Zhuriani, Zhur,krahina e Lumes, Republika e Shqipërisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".