Krimi dhe korrupsioni me leje ndërtimi në Komunën e Prishtinës është i mbuluar me emblemën e Shpend Ahmetit, si autor i pandëshkuar!

  • -Gani Qarri /
  • 13 August 2022 - 22:52
Krimi dhe korrupsioni me leje ndërtimi në Komunën e Prishtinës është i mbuluar me emblemën e Shpend Ahmetit, si autor i pandëshkuar!

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Ajo që befason qytetarët dhe mbarë opinionin publik të kryeqytetit dhe mbarë Kosovës, është fakti se pse Prokuroria Speciale e Blerim Isufajt po ja bënë avokatinë krimit të organizuar i cili e ka uzurpuar, pothuajse gjithë Prishtinën, kur siç dihet, sot e kemi shembullin e Prokurorisë themelore në Ferizaj, e cila ka plot 5 muaj që i është përveshur me seriozitetin maksimal hetimit dhe ndjekjes së krimit të organizuar, pikërisht në fushën e ndërtimeve në rajonin e komunës së Shtërpcës ku vijon ta ndjek pareshtur aferën e vilave në Parkun nacional ë Brezovicës.

-Nga dita në ditë, po dëshmohet gjithnjë e më hapur, se sa keq dhe thellë është e kapur Prokuroria Themelore e Prishtinës e veçanërisht Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës të cilën, siç dihet e kryeson, hiq më pak se vet kandidati i votuar për kryeprokuror të shtetit, Blerim Isufaj.

Madje pikërisht për shkak të mosveprimit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të cilat duket se ende mbahen të kapura fort, nga krimi i organizuar dhe nëntoka kriminale e grupeve mafioze te ndertimit dhe pastrimit te parave te pista , sidomos atyre të jakave të bardha, të të gjitha fushave që merren me biznesin më profitabil dhe më të përshtatshëm të shpëlarjes së parasë së pistë, si fusha e ndërtimeve, ku përfshihet pastrimi masiv i parave të pista disa miliardëshe ne 8 vitet e fundit , që të dy institucionet e lartcekura, edhe sot vazhdojnë të heshtin sikur çdo gjë të ishte në rregull dhe konform parimeve ligjore, si nje menyre per t’ia bere avokatine krimit te organizuar si organizata kriminale.

Këtë fakt e dëshmon më se miri, vet shembulli i mosveprimit, zvarritjes dhe anashkalimit të dhjetëra kallëzimeve penale për 8 vite me radhë, të dy mandateve të qeverisjes së shumë-kritikuar me Prishtinën, për korrupsion e krim të organizuar nga Shpend Ahmeti & Co, ndaj të cilit dihet publikisht që kanë ushtruar kallëzime penale, biznese dhe qytetar të shumtë, të cilët janë diskriminuar, përderisa janë favorizuar me leje ndërtimi deri ne miliona metrea katror siq jane rrjeti i mafies së ndërtimeve i lidhur me mafio-politikën, strukturat e SHIK-ut ilegal e parainstitucional dhe nëntoka e krimit të organizuar.

Ajo që befason qytetarët dhe mbarë opinionin publik të kryeqytetit dhe mbarë Kosovës, është fakti se pse Prokuroria Speciale po ja bënë avokatinë krimit të organizuar i cili e kishte uzurpuar per 10 vitet e fundit , pothuajse gjithë Prishtinën, kur siç dihet, sot e kemi shembullin e Prokurorisë themelore në Ferizaj, e cila ka plot 5 muaj që i është përveshur me seriozitetin maksimal te hetimit dhe ndjekjes së krimit të organizuar, pikërisht në fushën e ndërtimeve në rajonin e komunës së Shtërpcës ku vijon ta ndjek pareshtur aferën e vilave në Parkun nacional ë Brezovicës.

Përveç Ferizajt, kemi edhe rastin e ndërhyrjes dhe veprimit të pakompromis nga Prokuroria Themelore në Pejë, e cila po ashtu është treguar shembull tipik i veprimit efikas kundër ndërtimeve pa leje dhe abuzimit të detyrës zyrtare në dhënien pa kritere të lejeve ndërtimore.

Ndërsa për dallim nga rastet shembull të Prokurorisë së Pejës dhe asaj të Ferizajt, rastet në komunat e tjera, e veçanërisht në Prishtinë, lënë shumë për të dëshiruar, veprimtaria e të cilave ka rënë në gjumë të plotë, sikur gjithçka të ishte në rregull dhe të mos ekzistonte asnjë problem antiligjor, gjë që në rrethana të Kosovës është e pamundshme.

Për aq më tepër, vet Prokuroria Speciale që drejtohet mu nga i shumeperfoluri Blerim Isufaj, kompetencë e të cilës është ndjekja e krimeve të kësaj fushe dhe të nivelit më të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, të përfshirë në larjen e parave të pista, duke filluar nga kryetar komunash, ministra e sekretar te qeverive te shgkuara e deri në presidencën e shtetit, duket se edhe vet kjo Prokurori jo vetëm që nuk vepron fare por, edhe sikur edhe bashkëjeton dhe bënë avokatinë mbrojtëse ndaj krimit të organizuar, nëntokës kriminale dhe vet veglave të mafio politikës.

Dhe përveç se fshehin krimet, ato nuk publikohen as në raportet zyrtare të punës, nga Prokurorija Themelore e Prishtinës dhe ajo Speciale e Kosovës, kështu që të gjitha kallëzimet penale e denoncimet e qytetarëve të diskriminuar si dhe ato të bizneseve të pa lidhura me krimin e organizuar, ndaj ish krye-komunarëve, sidomos kundër ish kryetarit Shpend Ahmetit dhe sekserit të tij kriminal Dardan Sejdiut, të cilët kanë abuzuar në vijimësi me ligjin, duke mos ju dhënë leja për ndërtim atyre që nuk janë nënshtruar dhe nuk kanë bërë pazare me krimin, edhe sot e kësaj dite nuk trazohen nga askush ngase avokatine ua ben PSRK e kryesuar nga Blerim Isufaj.

Ndërsa për dallim nga Qeverisja e inkriminuar e Shpend Ahmetit në dy mandatet e kaluara, që dyshohet se me paratë e pista nga krimi i organizuar, ka arritur ta blej paqen edhe me sistemin e drejtësisë (prokurorine speciale, gjyqesorin dhe policine hetuese te krimeve te renda), duke e bërë të heshtur e mbase edhe të korruptuar si pjesë e krimit të organizuar, raportet që vijnë nga Komuna e Pejës janë shembull se si duhet vepruar një Prokurori e njëmendtë si nje mekanizem i pare e kryesor i zbatimit te ligjit.

Në Pejë, për ndërtimet pa leje, raportohet se brenda 15 muajve u ngritën mbi 116 aktakuza, madje Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se që nga janari i këtij viti e deri në mars ka ngritur 15 aktakuza për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, ku vetëm vjet janë ngritur 91 aktakuza kundër 96 personave për kryerjen e kësaj vepre penale në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore të Pejës.

Kurse, për veprën penale “Punimet e kundërligjshme ndërtimore”, nga neni 360, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, 3 aktakuza janë ngritur, gjatë vitit 2021 ndaj tre personave, ku shumica e rasteve të trajtuara gjatë vitit 2021 dhe vitit 2022 janë rezultat i hetimeve të iniciuara me vetiniciativë të Prokurorit të Shtetit, raste të cilat ndërlidhen edhe me keqpërdorim të detyrës zyrtare, si objekt i hetimeve të këtij institucioni ligjor.

Vet ky rast, është edhe një shembull model se si do duhej vepruar edhe në kryeqytetin e vendit ku krimi ka bere kerdine ne dekaden e fundit nderkaq qe PSRK ben gjumin shume vjeqar, për ta hetuar deri në detaje, të kaluarën e Qeverisjes dhe mënyrën e funksionimit, në komunën e Prishtinës të udhëhequr për dy mandate nga Shpend Ahmeti, me ortakun dhe sekserin e tij kryesor Dardan Sejdiun.

Por përkundër të gjithave, Prokuroria Themelore e Prishtinës, para hundëve të së cilës ka ndodhur degradimi më mizor me ndërtime nuk e ka publikuar as edhe një rast të vetëm të iniciuar për ta hetuar exoficio, me vetiniciativë , gjë që është për të besuar se do të ishin me dhjetëra apo qindra raste të zbuluara, të punimeve dhe ndërtimeve të kundërligjshme, qëllimisht të lejuara në marrëveshje korruptive ndërmjet ish pushtetarëve komunale, oligarkëve mafioz dhe nëntokës kriminale të lidhura ngushtë me pushtetin qendror qevertar dhe atë lokal, mu në kryeqytetin e Republikës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".