“I kam 50 euro, hajde ndalemi diku”/ Shoferi i taksit ilegal ngacmon s*eksualisht të miturën në Prishtinë, s’ia ndal veturën që të zbres
Një taksist ilegal në Prishtinë e ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur të hënën rreth orës 13:30.
Më pas ai është arrestuar dhe pas intervistimit është vendosur të jetë në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Prishtinë, 15.08.2022-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai deri sa ka qenë duke punuar taksi ilegal kishte ngacmuar seksualisht viktimen e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
(Kosova Sot Online)