Komuna e Prishtinës largon reklamat e vendosura nga motelet

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 23:03
Komuna e Prishtinës  largon reklamat e vendosura nga motelet

Drejtoria e Inspekcionit - Komuna e Prishtinës po vazhdon largimin e reklamave të vendosura vend e pavend kudo në hapësira publike të kryeqytetit dhe pa leje të organeve kompetente komunale.

Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në gjithë Komuna e Prishtinës, kështu të paktën njofton zyra për media e Komunës së Prishtinës.

Nga ky aksion shihet se shumica e reklamave janë qendrat e masazheve që më shumë janë vendi ku zhvillohet prostitucioni por edhe motelet.

(Kosova Sot Online)