Korrenti i merr jetën të miturit

  • E.K /
  • 17 August 2022 - 09:05
Korrenti i merr jetën të miturit

Një i mitur ka ndërruar jetë në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

“Rreth orës 14:45, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

(Kosova Sot Online)