Mitrovicë: Vetëplagoset teksa po e pastronte armën

  • E.K /
  • 17 August 2022 - 09:14
Mitrovicë: Vetëplagoset teksa po e pastronte armën

Një burri në Mitrovicë ka pësuar lëndime trupore, pasi që aksidentalisht i ka shkrepur revolja derisa ishte duke e pastruar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ka raportuar Policia në raportin njëzetekatër orësh.

 Nga i njëjti është sekuestruar një revole me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë.

Në konsultim me prokurorin rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. 

(Kosova Sot Online)