Rrahu gruan shtatzënë me grushte, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj burrit nga Gjakova

  • E.K /
  • 18 August 2022 - 10:23
Rrahu gruan shtatzënë me grushte, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj burrit nga Gjakova

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur aktakuzë kundër një burri nga Gjakova, i cili akuzohet se e ka rrahur bashkëshorten e tij shtatzënë, me grushte në kokë e pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas Prokurorisë, pas një mosmarrëveshje paraprake, rreth djalit të tyre 1 vjeçar, “i pandehuri revoltohet dhe fillon ta sulmojë fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushte në kokë e pjesë të ndryshme të trupit, me ç ‘rast, të dëmtuarës i shkakton ndrydhje të indeve të buta të regjionit të kokës dhe të krahut, lëndime këto të përshkruara nga eksperti mjeko-ligjor.”

“Prokuroria njofton se, më 17 dhjetor 2022, në Gjakovë, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri M.M., me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës,  M.B., bashkëshortes së tij, e cila është viktimë e ndjeshme, grua shtatzënë.

Pas një mosmarrëveshje paraprake, rreth djalit të tyre 1 vjeçar, i pandehuri revoltohet dhe fillon ta sulmojë fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushte në kokë e pjesë të ndryshme të trupit, me ç ‘rast, të dëmtuarës i shkakton ndrydhje të indeve të buta të regjionit të kokës dhe të krahut, lëndime këto të përshkruara nga eksperti mjeko-ligjor”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)